Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e Dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrushme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendur dhe intervale kthjellimesh deri nga orët e mesditës, më pas mot me alternime vranësirash e kthjellime. Vranësirat parashikohet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në qendër.
Nga orët e pasdites reshjet humbasin territor dhe intensitet duke u izoluar në relievet malore. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Në relievet malore në lartësit mbi 800-1000m parashikohen reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në Alpe me intensitet mesatar e hera-herë në formë stuhie. Mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: