Hyrja e çdo qyteti, është kartolina e parë me të cilën ai prezantohet. Shkodra, ka një hyrje të veçantë por që shpresojmë të ndryshojë për mirë, përmes një projekti tashmë të njohur.
Deri atëherë, autoritetet duhet të kujdesen për imazhin e qytetit, duke e përmirësuar atë sa më shumë. Në afërsi të “Bexhistenit”, ka një rrethrrotullim të rëndësishëm, i cili shëmtohej nga një reklamë gjigante e cila qëndronte mbi një shtyllë metalike.
Në prag të sezonit turistik, ajo tashmë është zhdukur. ShkodraWeb ka siguruar fotot e heqjes nga mjete të Bashkisë Shkodër të kësaj shëmtie natën e kaluar (të shtunen) ndërsa sot, rreth rrotullimi ishte i pastër.
LEXONI EDHE: FOTOLAJM – Vepër arti tek “Bexhisteni”, Bashkia e Shkodrës përgatit surprizën e re në hyrje të qytetit…
Siç ka paralajmëruar më herët ShkodraWeb, aty pritet të vendoset një vepër arti, “Çelësi i të Sotmes”, e autorit shqiptar me famë ndërkombëtare Alfred Mirashi Milot. Por deri atëherë, Shkodra u çlirua edhe nga një shëmtinë në hyrje të saj.