Dita e sotme, e njohur edhe si “Dita Ndërkombëtare e Tokës”, shënon një ditë botërore përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, në mbështetje të mbrojtjes së natyrës dhe jetës në planetin tonë.
Tema e aktivitetit të këtij viti është “Planeti kundër plastikës” dhe nënvizon thirrjen për një reduktim 60% të prodhimit global të plastikës, deri në vitin 2040.
TË DËMSHME NGA FILLIMI NË FUND. Ndotja nga plastika do të jetë përgjegjëse për 15% të emetimeve globale të gazeve serrë deri në vitin 2050, nëse asgjë nuk ndryshon, me prodhimin e materialeve plastike tani në rritje deri në 380 milionë tonë në vit. Më shumë plastikë është prodhuar në 10 vitet e fundit sesa në të gjithë shekullin e 20-të, dhe siç shpjegon Denis Hayes, Presidenti Emeritus i Earthday.org: “Plastika prodhohet në industri ndotëse që në njëfarë mënyre duket se gjenden gjithmonë në vendet më të varfra”.
Ai i plastikës është në fakt një problem mjedisor me konturet gjithnjë e më të përhapura, i lidhur jo vetëm me ndotjen e shkaktuar nga prodhimi dhe shtimi i mbetjeve, por edhe me pasojat për shkak të shpërndarjes së saj në mjedis, ku plastika copëtohet në copa gjithnjë e më të vogla, duke lëshuar grimca të vogla (mikroplastikë) që përfundojnë në tokë, ujë, në ajër dhe në zinxhirin ushqimor, duke përfaqësuar një kërcënim të rëndësishëm për ekosistemet dhe shëndetin.
Prandaj Dita Botërore e Tokës na kujton harmoninë tonë me tokën, dhe një kujdes të shtuar në mbrojtje të shtëpisë tonë të përjetshme. Peticioni për të mbështetur Traktatin e Plastikës mund të nënshkruhet në: https://action.earthday.org/global-plastics-treaty.