Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë nga Egnatia, i kushton shtrenjtë trajnerit të Vllaznisë Qatip Osmani dhe ndihmësit të tij Bashkim Livoreka. Klubi kuq e blu ka njoftuar shkarkimin e dy drejtuesve të tij teknikë, përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook.
Kf Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportdashës se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me profesor Qatip Osmanin dhe po ashtu edhe me zëvendëstrajnerin Bashkim Livoreka. Klubi i falenderon për të gjithë kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron shumë suksese në karrierën e tyre të mëtejshme!