4 javë përpara fundit të sezonit të rregullt, në Shkodër vendosën të ndryshojnë trajner. Në mënyrë surprizë, të enjten në mbrëmje, klubi i Vllazninsë doli me një reagim zyrtar duke njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Qatip Osmanin dhe ndihmësin e tij. Ky vendimi erdhi menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, një eliminim që me sa duket nuk është pritur mirë nga drejtuesit, por dhe paraqitja e ekipit në javët e fundit nuk kanë qenë pozitive duke vendosur në dyshim edhe prezencën në “final-four”, detaje që me sa duket ishin përcaktuese në këtë vendim.
Osmani është tashmë një kapitull i mbyllur, ndërsa në Shkodër këtë të premte zbarkoi Thomas Brdaric, një emër shumë i njohur dhe i dashur për tifozët kuqeblu. Tekniku gjerman udhëhoqi Vllazninë në një sezon fantastik ku konkurroi deri javën e fundit për titullin kampion, ndërsa arriti të sjell në Shkodër edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. 49-vjeçari drejtori Vllazninë nga gushti i 2020 deri në mars 2022. Pritet që ditën e sotme, të bëhet edhe prezantimi zyrtar i trajnerit të ri para gazetarëve.