Ilir Meta është zgjedhur presidenti i Partisë së Lirisë, pas votimit që u zhvillua ditën e sotme në Konventën Kombëtare të kësaj force politike.
Ndërsa postin e zv/presidentit e ka fituar Erisa Xhixho.
Sipas rezultateve të bëra publike, Ilir Meta mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha 27 vota. Nga ana tjetër, Xhixho arriti të merrte 680 vota.