Rruga e Rinasit, do të bllokohet nesër duke nisur nga ora 10.00. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ka njoftuar se në shenjë proteste, do të organizojë tubim pikërisht në këtë rrugë, duke treguar edhe arsyet e aktit të ndërmarrë.
Njoftimi për mediat i KSSH!
“Bllokim” i rrugës Rinasit në shenjë protestë kundër eksodit dramatik të Rinisë! Të nderuar përfaqësues të medias, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë në datën 1.5.2024 Ora 10:00 në kuadër të Ditës ndërkombëtare të punës, do të organizojë një tubim në rrugën e Rinasit. Në këtë ditë protestën do ja kushtojmë eksodit masiv të rinisë shqiptare drejt perëndimit, çka ka sjellë një drame sociale të paprecedentë dhe kolaps në tregun e punës.