Deri sa malazezët e serbët e mbajnë Shkodrën si kryeqendër historike të tyre, turqit krenohen me atë, se për 450 vite e kanë miradministrue dhe se si në vitet 1912-1913, madje e paskan mbrojtur shqiptarin e Shkodrës! Në anën tjetër, qarqet e caktuar serbe e malazeze, shprehen se ushtarët e tyre gjatë luftërave ballkanike 1912-1914, ishin çlirimtarë dhe jo pushtues të Shkodrës, e në saj të kësaj “mirësie” shoqata, Rozafa-Moraça dhe Shën Jovan Vladimiri me ndihmën e qeverisë serbe, vendosen, në Gjoç, të Rragamit, Guri i Zi, në vitin 2012, përkujtimoren serbo-malazez në përkujtim të ushtarëve të vrarë, pa asnjë lloji leje ndërtimi!
Nga ana tjetër, ata “administratoret” (turqit) se sa e deshën Shkodrën dhe e mbrojtën nga malazezet e serbet më flamurin turk në krye, më së miri shprehet vet ushtaraku- studiuesi turk, Hamdi Ertuna në vitin 1986 ku ai thotë: “ Ndërsa Hasan Riza Pasha pak merrej me punët e shqiptarëve dhe më shumë preokupohej për dinjitetin dhe nderin ushtarëve turq. Ajo që donte me tepër ai ishte që forcat turke të tërhiqeshin në Anadoll me nder”. Dëshmi të ngjashme kemi edhe të dhjetëra studiuesve e diplomatë të huaj! “Shkodranet” për borxhin ndaj kësaj ngjarje e personit në fjalë, në vitin 2007, ngrehen në zemër të qytetit piedestalin, pa leje ndërtimi, e ku për çdo muaji marsi, mblidhen burrat e dheu tanë dhe atij turk, në shenjë nderimi e përkujtimi.
Pala “çliruese” e Shkodrës, për ngritjen e përkujtimores në Gjoç, përfundoj në vitin 2019 në gjykatën e Shkodrës, e paditur nga seksioni Anti-torrit, “për ndërtim pa leje e për nxitje të urrejtjes etnike”, ndërsa pala “administrues e mbrojtëse”, vazhdon me “qetësi e dashuri” të mbledh rreth piedestalit, zyrtar turq e jo vetëm, duke “salutue komandantin”, rrethua me hekura e restauruar, gjatë muajit prill më kujdes, në mënyrë që kujtesa e puna artistike të jenë sa më jetë gjatë!
Logjikisht shtrohet pyetja, po ne ku ishim? Po a thua heroizmi e viktimat tona rreth 18.000, na ishin imagjinatë, ëndërr apo diç tjetër!? Apo paraja e huaj e shkreta ua ka bërë njerëzve mendjen osmani e sllavizëm! O Shkodër, o qytet i kontradiktave! /Nga Dom Nikë UKGJINI, publikuar në Facebook/