Duhet të ishte një ditë e bukur pranvere sot, ku i gezohena harlisjes së natyrës në qindra, mijëra forma perfekte e unike… Dite Shnjergji…Mirëpo fotoja e asaj nëne me tre bebat e saj, më sillet në sy, më sillet në mendje, më trishton e më loton…
I dhimbshëm ky realitet e padyshim, kemi të famshmen shprehje “këto ngjarje bëhen dhe filma” por mbetet fakti që në shoqërinë tonë mendjengushtë e shpesh mjeranë në paragjykime, një vajzë, një grua, një motër në hall, nuk ka ku ta shkapesë kokën…Dhe kjo e vërtetë dhemb deri në asht të njerëzores brenda nesh!
Qofsh lule e bukur e Xhehnetit bashkë me engjëjt e tu, vetëm kaq më thotë zemra trishtueshëm! /Nga Suela DERGUTI, publikuar në Facebook/