Italia e Gian Piero Ventura-s tani rrezikon shumë. Ndeshja e parë e “play off”-it për Rusi 2018-të është fituar me rezultatin 1-0 nga Suedia. Ka qenë një devijim i mbrojtjes “axurre” që ka nxjerrë jashtë loje portierin Buffon dhe ka vendosur takimin.
Ndeshja e luajtur në “Friends Arena” të Stokholmit ka qenë shumë e luftuar, me Leonardo Bonucci-n që ka qenë viktima e parë e kësaj lufte. Mbrojtësi i Milan është gjakosur në minutën e dytë të ndeshjes pasi është goditur me bërryl nga Berg. Katë minuta më vonë ka ardhur rasti i parë i pastër i ndeshjes, i krijuar nga miqtë. Darmian ka dhënë një krosim perfekt në zonë për Belotti-n, i cili ka kërcyer më shumë se të gjithë, por goditja e tij me kokë ka përfunduar për pak centimetra jashtë. Kjo ka qenë gjuajtja e parë dhe e vetme e Italisë në 45 minutat e para,shkruan telesport.
Italia e ka nisur më mirë të dytë, por kanë qenë vendasit ata që kanë kaluar në avantazh në minutën e 61-të. Jakob Jakobson ka provuar fatin me një goditje nga jashtë zonës. Fati ka qenë me të, me topin që ka përfunduar në rrjetë pasi është devijuar nga mbrojtësit “axurr”. Fati i ka buzëqeshur përsëri suedezëve dhjetë minuta më vonë, teksa një goditje e bukur e Darmian është ndalur nga shtylla. Vendasit kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund, duke siguruar një rezultat të madh.