Në mbledhjen e kësaj të mërkure të këshillit të qarkut Shkodër, miratuam dorëheqjen e sekretares së këshillit znj. Edita Shoshi dhe zgjodhëm pasuesen e saj në këtë detyrë, znj.Stela Smajli. Dua të falenderoj këshilltarët e pranishëm për votëbesimin e dhënë në këtë proces dhe për bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi.
Me falenderimin për bashkëpunimin në këto muaj, i uroj Znj. Shoshi suksese në detyren e re që do marrë përsipër. Gjithashtu mbarësi në këtë bashkëpunim, i uroj edhe sekretares së re znj.Stela Smajli. Këshilli i Qarkut Shkodër mbetet një institucion që do të vazhdojë të kontribuojë dhe bashkëpunojë me të gjitha bashkitë e qarkut, për të mirën e komunitetit. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Këshilli i Qarkut Shkodër/