Siç ishte paralajmëruar prej kohësh, PD Rithemelimi ka zyrtarizuar tashmë drejtuesit e rinj politikë në nivel qarku, të cilët do të jenë në drejtim të fushatës elektorale të vitit që vjen.
Në qarkun e Shkodrës, kryesia e PD Rithemelimi ka zgjedhur një figurë mjaft të spikatur, një nga drejtuesit e lartë të kësaj force politike në nivel qendror.
ShkodraWeb ka mësuar se ditën e sotme, si i deleguar politik për qarkun e Shkodrës është emëruar Luçiano Boçi, i cili është nënkryetar i PD Rithemelimi dhe ish- deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Emërimi i Boçit vjen pasi më herët kishte dhënë doreheqjen si e deleguar PD Rithemelimi për qarkun e Shkodrës deputetja Greta Bardeli.
Duke mos patur interesa direkt në këtë qark, Boçi pritet të jetë i baraslarguar nga të gjithë krahët që aktualisht janë në “lojë” për një vend të sigurt në listat e kandidatëve për deputetë vitin që vjen.