Një konflikt i çastit është bërë shkak i plagosjes së 24-vjeçarit Jaser Osmani në Shkodër.
Autori, i identifikuar nga policia si Gentian Mithi, pasi ka qëlluar në kofshë të riun në lagjen “Salo Halili”, është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shkodër/Informacion shtesë
Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.
Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.