Edhe krimineli ma i madh ekstrem ose njeriu ma negativ po të ishe, (siç vjedhin vrerë militantë dhe atyre që u ka humb busulla me kohë) vetëm fjalimi i ditës së djeshme, para mijëra gjysëm skllevërve të migratës shqiptare në Athinë e kudo në botë, asht gjaja ma e bukur, ma emocionale, ma shpresëdhanëse, ma thirrëse që mund të kem ndigjue ndonjiherë nga nji burrë shteti.
Edhe sikur të kishe qenë E.Hoxha, i kishim harruar 40 vjet diktaturë e gjak. Mbrëmë një fagot ekstrem tha për këtë fjalim mjaft emocionant për ata që e vlerësojnë dhe derdhën lot ngazëllimi e që kanë shpirt, tha: “shfaqja e radhës”.
E unë i them këtyre krimbave se:- nëse fjalimi historik i Mark Antonit dikur përpara patricëve romakë ose fjalimi i Atilës, ose fjalimi i Aleksandrit të Madh përpara betejës me persët, nuk i kishte këto përmasa kaq shpirtërore, të medha e kaq shpresëdhënese.
Për mua dhe shumë si unë, i madhi Edi Rama nuk ka nevojë ma me fol edhe në rrofsh 200 vjet. Mjaft ishte edhe fjalimi në Beograd kur tha: “çfarë prisni ju serbë, tani duhet ta njihni Kosovën shtet”. Edvin Rama, nji popull shqipfolës nga të katër anët e botës të don fort dhe të urojnë jetë, shëndet, mbarësi e gjithë të mirat e botës në emër mallit e në emër të gjithë viteve që na shkuan rrugëve të botës. Kaq do zemra e coptuar e emigrantit për të mos i dalur kurrë më nga aty. /Nga Frederik NDOCI, publikuar në Facebook/