Aktori i njohur i skenës dhe ekranit Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80- vjeçare. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë. Mërkur Bozgo ka luajtur 30 role në kinematografi dhe 100 role në teatër, ndërsa disa nga filmat ku ka interpretuar janë:
Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut
Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
Tela për violinë (1987), Andoni
Stolat në park (1988), Drejtori
Bolero (1997), Klienti i Evelines
Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
Bela TV Serial (2011) Babai
Kush ishte aktori Mërkur Bozgo:
Mërkur Bozgo lindi në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.
Pas këtij viti për 7-të vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Më pas, në vitin 1994 del në pension.
Bozgo do të luante rolin e tij të parë në kinematografi në vitin 1968, ku do të ishte pjesë e kinokomedisë televizive “Estrada në ekran” dhe do ta mbyll karrierën e tij në kinematografi në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005.