Egnatia dhe Vllaznia luajnë këtë të diel në “Air Albania” për gjysmëfinalen e dytë të “Final 4”. Dueli i kryeqytetit merr jetë në 20:00 dhe do mësojë se cila nga dy skuadrat do jetë përballë Partizanit në finalen e madhe të 26 majit e cila zhvillohet po në “Air Albania”, ku do mësohet edhe kampioni i Superligës për edicionin 2023-24.
Në përballjen e sotme Egnatia është më e avantazhuar për shkak të renditjes në sezonin e rregullt (1), teksa i mjafton edhe barazimi që të kalojë Vllazninë (3). Përpara dy ditësh Partizani mundi 1-0 Skënderbeun dhe pret ndeshjen e sotme për të mësuar rivalët e finales, sipas skemës “Final 4” që po aplikohet për herë të parë këtë edicion.
Përpara ndeshjes, trajnerët Edlir Tetova dhe Thomas Brdaric kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare të sfidës.
Egnatia: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro Trajner: Edlir Tetova
Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj Trajner: Tomas Brdariç
GJYQTARËT
Kryesor: Juxhin Xhaja
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Ridiger Çokaj
Arbitër i 4: Eldorian Hamiti
VAR: Kreshnik Bajramaj
AVAR: Florian Lata