Alfred Mirashi e ka ndërtue në perëndim, në “bella Italia”, gjithçka me gjakun e zemrës, prandaj suksesi i tij nëpër sheshet e botës e tashma edhe në Shkodër, në metropolin e kulturës shqiptare, asht nji simbol që përfaqëson mbarë diasporën e duhet me gëzu çdo shqiptar dashamirës të kulturës gjenuine.
Çilësi i Alfredit i hap të gjithë ata zemra e mendje që janë dyer e dritare në ndërtesën e kulturës perëndimore. (Padyshim që ky çilës nuk e ka të lehtë për ato arkapia të ndryshkuna që dojnë me jetu të mbyllun në neurozat e latencat e kohëve të perëndueme e vazhdojnë e kaverdisen në bigoterinë e mesjetave.)
Miloti, ky bir i adoptuem i Firences së gjenive të njerëzimit po hedh sot urën me Shkodrën me anë të nji çilësi, si me dasht me hap atë derën historike që lidh këto dy qytete, metropole të kulturave.
Çilësi i Milotit asht për mu personalisht nji shenjë e mirë se ma në fund edhe artistët e vërtetë po nisin me u njoft në vendin e tyne, në nji vend ku si askund në botë, sundon korrupsioni e tallavaja në përmasa apokalipsi. Në këtë rast duhet me e thanë me za të naltë se nji nderim të veçantë ka Juria që i dha Projektit Miloti çmimin fitues.
Mbas Kullës së Markagjonajve, Çilësi i Milotit asht vepra e dytë ma e madhe në metropolin e kulturës shqiptare, në Shkodrën që tashma, fatmirësisht i ka të dyja së bashku në nji: Kullën dhe Çelësin e saj.
Alfred urime mik, artist e të falemnderit për çka po ban pçr artin gjenuin nç botç. /Nga Gjergj Jozef KOLA, publikuar në Facebook/