Sot në Gjykatën Kushtetuese, paraqitëm provat në lidhje me padinë për ligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, kërkuar nga deputetët e grupit parlamentar të PD-së.
Ndryshimet e shpeshta ligjore kanë kriju një paqëndrueshmëri të sistemit tatimor dhe pasiguri juridike dhe ekonomike për bizneset.
Pabarazia mes tatimpagueve, thellohet edhe më shumë në këtë ligj. Ndërsa për shërbimet profesionale parashikohet taksim progresiv në normat 15 dhe 23%, biznesi tregtar, do të vijojë të jetë i përjashtuar nga tatimi deri në vitin 2029.
Shumë biznese po mbyllin ose pezullojnë aktivitetin e tyre.
Shumë të tjerë, sidomos të fushës së Teknologjisë dhe Informacionit, po studiojnë transferimin e aktivitetit në Kosovë ose shtete të tjera, ku taksat janë më të ulta.
Rritja e çmimeve është ajo që po vërehet tek avokatët, noterët, psikologët, shërbimet financiare etj.
Nuk mjaftoi vetëm ndryshimi I hartës gjyqësore, që rriti kostot e përfaqësimit nëpër gjyqe, por tashti është edhe rritja e taksave.
Ndryshimet do të krijojnë më tepër evazion, shmangie detyrimesh apo skema të tjera për rritje informaliteti.
Nomat e larta tatimore, do të ndikojnë edhe në mungesën e interesit të të rinjve për ushtrimin e profesioneve të lira dhe tendencën për të emigruar.
Besoj se Gjykata Kushtetuese, do të jetë në krah jo vetëm të profesionistëve të Shqiperisë, por të gjithë qytetarëve dhe kundër shpopullimit të vendit. /Nga Emilia KOLIQI, deputete e Shkodrës, publikuar në Facebook/