Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, masat e ajrit që qarkullojnë janë relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët me alternime vranësirash mesatare kalimtare, kryesisht nga orët e mesditës. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal e kryesisht përgjatë relieveve malore nga orët e mesditës. Nga orët e pasdites pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegullinë për shkak të prezencës së rërës në ajër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: