Ma ne fund edhe ne Shqiperinë e prapambetun u martuan dy femra per here te pare!
Kam dy fjalë për ato që quajnë perversitetin inovacion dhe zhvillim kulturor. Nuk ka asgja te re nën diell thotë libri i predikuesit.
Nëse ky na qenka inovacion apo zhvillim kulturor, atëherë jena duke u kthy në antikitet sepse me këto fenomene bota asht përballë edhe në kohët e lashta. Historia përsëritet, por historia Biblike dëshmon për gjykimin dhe dënimin që Perëndia i bani Sodomes dhe Gomorës dhe shkatërimin që solli mbi atë komunitet të shthurur dhe të degraduar moralisht.
Ata që e duan dhe e perkrahin këtë inovacion nëse mendojnë se pasojat nuk do të jenë të njetat si ma parë gabohen randë, historia do të përsëritet edhe për gjykim. Krijuesi nuk ka ndryshu ai mbetet i njejti perjetesisht. Këtu nuk bahet fjalë me ju kundervu atyne qe pretendojne këtë lloj lirie, por ne fakt janë ata që janë duke ju kundervu Zotit, dhe kam pershtypjen se nje lufte kunder Zotit nuk e fiton as NATO bashkë me tanë kundershtaret e saj. Prandaj e vetmja rrugë shprese mbetet me u kthjellu dhe me u pendu sa nuk asht teper vone! /Nga Koli PUKA, pastor, publikuar në Facebook/