Gjimnazi “28 Nëntori” vazhdon të jetë elitar jo vetëm në mësime por edhe në aktivitete sportive. Suksesi më i fundit, është ai i vajzave të kësaj shkolle të Shkodrës, të cilat kanë fituar kampionatin e volejbollit për shkollat e Shqipërisë.
“Spektakël i vajzave të Shkodrës në Finalen e Ekipeve Sportive në Shkolla. Ekipi i shkollës së mesme “28 Nëntori” fitoi pastër 2-0 (25-18, 25-14) ndaj vajzave të shkollës “18 Tetori” të Lushnjes, përfaqësuese e Qarkut të Fierit.”, shkruhet në një publikim në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në Facebook.