Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gjergj Vasia, punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gjergj Vasia, i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.