Në Gjazë të Lushnjes, gjatë inaugurimit të memorialit kushtuar kardinalit të parë shqiptar, eminencës së tij, Mikel Koliqi.
Ai u dënua me 21 vjet burg dhe 21 vjet internim, se ishte klerik katolik, i dijshëm, i arsimuar, dhe si gjithë ata, që kishin autoritet, që vinin nga kultura dhe dija, ishin njerëz potencialisht të rrezikshëm për regjimin komunist.
Dënimi i fundit ishte në vitin 1977, në moshën 75 vjeçare, me 15 vjet burg.
Regjimi komunist, i vrau, i internoi, ushtroi tortura fizike e morale, sepse vetem me terror ishte e vetmja mënyrë e zgjatjes së pushtetit të komunistëve.
Me 26 nëntor 1994, në sallën “Paolo VI”, kryesuar nga Papa Gjon Pali i II-të, u shugurua kardinali i parë nga Shqipëria, në moshën 92 vjeçare.
Për herë të parë në historinë 2000 vjeçare të Kishës, një Papë u gjunjëzua para një Kardinali. Dom Mikeli qëndroi gjithnjë i njëjti person, me thjeshtësinë e njeriut të madh, që e karakterizoi gjithë jetën.
Ai tha: “Papa më ka zgjedhur mua për kardinal se isha më i moshuari” dhe “titullin e kardinalit e ka marrë gjithë Shqipëria”. Një jetë e jetuar për Fe e Atdhe, për Zot e popull, për Ungjill e kulturë. /Nga deputetja e Shkodrës Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/