Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër. Një 62- vjeçar, i identifikuar si Vladimir Bruçaj është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa ka marrë dëmtime të konsiderueshme në trup.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Mësohet se plagosja ka ndodhur në afërsi të kopështit “Tom Alimhilli” në qytetin e Shkodrës.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.