Dita e mërkurë moti pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës, cilat pas orëve të mesditës gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 30°C
në zonat e ulëta 12 deri 33°C
në zonat bregdetare 15 deri 31°C