Pas 13 vitesh në kërkim dhe listën e 50 më të kërkuarve në vend, Pjetër Pacani është arrestuar nga Forcat Operacionale në Fier mbrëmjen e 4 qershorit. I qetë, i veshur me të bardha dhe me mjekër, është ky momenti kur vrasësi i dy personave në vitin 2011 del me pranga në duar nga banesa. Në foto dallohet edhe ndryshimi i tij ndër vite, tashmë me mjekër dhe i thinjur.
Pas 13 vitesh në kërkim, Pacani u kap në një banesë në Fier. Brenda shtëpisë iu gjetën edhe armatime, një automatik në divan dhe 3 pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), municion luftarak, granatahedhës dhe 2 antiplumba.