Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot (11 qershor) çështjen e vulës dhe siglës së Partisë Demokratike.
Trupi gjykues që do përcaktojë fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Seanca gjyqësore që do të përcaktojë fatin e PD-së do të nisë në orën 10:00.
Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë zbardhi më 18 mars arsyet që prishën vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë.