Punimet në bllokun e pallateve në rrugën “Isuf Sokoli”, po ecin me ritme të larta për përfundimin e punimeve brënda afateve të përcaktuara në kontratën me firmën kontraktuese. Deri tani ka përfunduar rikonstruksioni i 6 fasadave të pallateve, ndërkohë që është punuar edhe në rrjetin nëntokësor të këtij blloku pallatesh.
Për banorët ky investim, i pari pas thuajse 30 vitesh, jo vetëm që është mirëpritur por do ti ndryshojë pamjen kësaj zone. Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” është një investim i bashkisë Shkodër me fondet e saj dhe kap vlerën e 42 milion lekëve të reja.