Mbrëmjen e të martës, ShkodraWeb ka ngritur shqetësimin e përdorimit të figurave e simboleve të njohura të kombit për reklamimin e produktit dhallë të një kompanie të njohur të prodhimit të bulmetit në vend. Sigurisht, ne u bëmë zëdhënës të shqetësimit të ngritur nga audienca jonë, duke u kujdesur të mos përmendim në asnjë rresht (për të mos dëmtuar imazhin) emrin e kompanisë.
Ajo ka dalë vetë në foto, e cila ishte e pashmangshme pasi sherbente si “provë” apo pikënisje e reagimit tonë, në emër të lexuesve. Ditën e sotme, në WhatsApp-in tonë, ka mbërritur një reagim nga kjo kompani. Po e publikojmë të plotë, pa bërë asnjë koment, duke lënë audiencën tonë të vendosë e të përzgjedhë nëse është i mjaftueshëm si arsyetim për të justifikuar përdorimin e figurave kombëtare për reklamimin e dhallës.
Pershendetje te nderuar, ju kontaktoj nga kompania Lufra. Se pari ju falenderojme qe po ndani shqetesimin tuaj nepermjet artikullit te publikuar. Qellimi yne ka qene gjithmone te promovojme vlerat e Shqiperise dhe figurat historike qe na bejne krenare ne menyre qe te perhapim sa me shume informacion mbi vlerat e ketyre njerezve kaq inspirues per ne shqiptaret. Ne gjithashtu kemi vendosur ne paketimet e produkteve Mbretereshe Teuten, Ismail Qemalin, Skenderbeun, Adem Jasharin dhe Shote Galicen pasi kemi dashur qe edhe turistet, vizitoret apo te rinjte qe nuk kane shume informacion mbi krenarite e kombit tone, te informohen dhe sebashku ta ngreme lart emrin e Shqiperise.
Nuk do donim kurre qe kjo nisme e nderrmarre per te promovuar krenarite e Shqiperise te merrej ne konotacion negativ kur qellimi ka qene gjithmone pozitiv.
Ne kemi krijuar edhe kete website informues per fushaten i cili mund te aksesohet nga cdo QR Code produkti https://lufra.al/index.php/fushata-dhalla/
Do donim shume te bashkepunonim dhe me portalin tuaj shume serioz te cilin e kemi ndjekur se fundmi, ne menyre qe te trasmetojme vlerat e verteta te fushates dhe te mos leme hapsire per keqkuptime.
Ju falenderojme serish dhe mbetemi ne kontakt.
LEXONI EDHE: Çmendet kompania e bulmetit, përdor figurat më të shquara të kombit për të reklamuar…dhallën e saj..