Erdenis Gurishta ka mbyllur “aventurën” e shkurtër jashtë Shqipërisë dhe është rikthyer sërish në radhët e Vllaznisë. Ka qenë vetë klubi shkodran ai që ka konfirmuar rikthimin e ish- kapitenit me publikimin e disa fotove në rrjetet e veta sociale.
“Erdenis Gurishta rikthehet”, shkruhet në publikimin e klubit kuqeblu në rrjetet sociale, teksa Gurishta shfaqet me uniformën e Vllaznisë dhe duke mbajtur në dorë të hapur një shall të ekipit shkodran.
Gurishta mund të konsiderohet një rikthim i rëndësishëm tek Vllaznia në krahun e djathtë, qoftë në mbrojtje ashtu ednë mesfushë, sipas skemave të trajnerit Brdariç, i cili e njeh mjaft mirë. Tashmë, Gurishta rikthehet edhe me eksperiencën me ekipe jashtë Shqipërisë.