Shkruan në Facebook Elvis Naçi: Kjo është histori e vërtetë që motivon çdo njeri! Erkanda është një luftëtare e vërtetë, një grua, e cila kurrë nuk u dorëzua, një model shprese për familjen e saj por edhe për të gjithë ne. Kur sëmundja e tmerrshme dukej sikur e rrëzoi ajo ishte e bindur që Zoti kishte caktuar një plan tjetër për të. Ajo nuk u ankua kurrë, optimiste kur gjithkush mund të ishte dorëzuar u nis falë mbështetjes së gjithë shqiptarëve në betejën më të rëndesishme të përballej me sëmundjen e kancerit dhe ta mposhte për tre fëmijët e saj, qe ata ta thërrisnin përseri fjalën nënë.
LEXONI EDHE: “Mos mi lini fëmijët jetim!”, thirrja e Erkandës nga Shkodra, nënë e tre fëmijëve që po lufton me sëmundjen e rëndë
Sot erdhi në fondacion dhe me zerin plot shpresë, tha: “po me besimin në Zot ia dola. “ Nuk ka lumturi më të madhe të shikosh një betejë të fituar, betejë që na gëzoi të gjithëve, forca Erkanda vazhdo përpara… Mirënjohja Erkandës është virtyt i lartë dhe ty Zoti të ka zbukuruar me këtë virtyt… Optimiste përballë sëmundje, e fortë përballë dhimbjeve, e thjeshtë si fitimtare, falenderuese ndaj mirësisë së shqiptarëve… kjo je ti Erkanda, motivim për çdo grua, çdo nënë…