Eh po! Me gëzim dhe krenari, më në fund njoftoj se kam marrë rolin e ri si Drejtoresha Artistike e ‘Festivalit të Këngës në RTSH’. Ky festival ka një rëndësi të madhe për mua si dhe për gjithë shqiptarët, sepse unë jam rritur në atë skenë dhe e di sa e veçantë është për ne të gjithë.
Të jesh pjesë e këtij eventi madhështor është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe që e marr me shumë seriozitet. Patjetër nuk do jem vetëm por do kem ekipim tim të profesionistëve më të mirë në Shqipëri, të cilët do i bëjmë të ditur në ditët në vazhdim.
Do të jemi shumë rigorozë në të gjitha fazat e punës për të siguruar që ky festival të jetë më i miri ndonjëherë. Jam e lumtur që po filloj këtë udhëtim duke marrë mësime nga më të mirët në spektaklin e muzikës, si Sanremo, direkt në selinë e Rai.
Këto mësime të vlefshme do t’i sjell me vete në vendin tonë për të bërë më të mirën për festivalin tonë të dashur. Na vaftë mbarë! /Nga Elhaida DANI, publikuar në Facebook/