Procesi i zgjedhjeve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, po rrezikon të njolloset pak orë para nisjes së procesit të votimit. Një mesazh i ardhur në ShkodraWeb, jep infomacion lidhur me skemën që do të përdoret për studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
“Studentave i kane caktu orare fix me shku me voti. Votu. Per me i kontrollu. Informou edhe prej ndonji pers tje. E mandej je i mecem vete se si me reagu. Asht shenje korruptive. Si pasoje e panikut. Nje zyshe informatike I ka thane studentave me shku ne 10 me votu rektoren. Ja kane vu me detyrim. Ju kane caktu studentave orare fikse me shku me votu. Fshn. Informatika konkretisht.”, thuhet në mesazhin e mbërritur në ShkodraWeb.
Institucionet e administrimit të këtij procesi, duke filluar nga KIZ- Komisioni Institucional i Zgjedhjeve por edhe organe të tjera në nivel vendor por edhe qendror, duhet të marrin masa që të mos lejohet manipulimi. Sipas informacioneve që disponojmë, skema të ngjashme po përdoren edhe në ndonjë fakultet tjetër.
Studentë dhe pedagogë, duhet të jenë të lirë të shprehin lirshëm dhe pa ndikim vullnetin e tyre përmes votës. Është e turpshme që edhe në nivele akademike, të tentohet manipulimi i votës, duke deformuar garën pa nisur akoma ajo. Po ashtu, kemi informacione se dy nga kandudatët, tashmë po bashkëpunojnë haptas, pasi kanë ndarë edhe pozicionet rektor dhe zëvendësrektor. Në ecet në këtë linjë, nuk bëhet fjalë për proces zgjedhor por farsë dhe institucionet duhet të ndërhyjnë për të shpëtuar nga ky turp Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Të gjithë ata që kanë fakte, janë të mirëpritur ti denoncojnë ne adresën info@shkodraweb.com dhe Whatsapp, Sms, Viber në numrin +355 67 300 20 70, guke garantuar anonimatin e çdo denoncuesi. Duhet të japim kontributin tonë, të gjithë bashkë, duke nisur nga mediat, që procesi i zgjedhjeve në “Luigj Gurakuqi” të mos manipulohet, të mos deformohet vullneti as i studentëve dhe as i pedagogëve.