Zgjedhjet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, duhej të fillonin zyrtarisht në orën 08.00 për tu mbyllur në orën 16.00. Në asnjë nga fakultetet, nuk është hapur votimi në orën e caktuar. Thuajse në të gjitha fakultetet, shkak ka qenë vonesa e pedagogëve të caktuar si anëtarë të komisioneve të votimit.
Po ashtu, në disa fakultete, studentët që kandidojnë për Senatin Akademik, nuk iu është regjistruar vëzhguesi i zgjedhjeve. Ndërkohë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, studentët janë futur në numër të lartë në mjediset ku kryhet votimi dhe presin për të votuar, në shkelje të rregulllave të procesit.
Siç dihet, në garë për rektor janë:
-Rajmonda Kçira
-Nertila Ljarja
-Tonin Gjuraj
Për dekan kandidojnë:
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
-Artan Haxhi
Fakulteti i Shkencave Natyrore
-Rrok Smajlaj
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
-Eranda Halluni
-Fatbardha Osmanaga
-Visar Dizdari
Fakulteti Ekonomik
-Brilanda Bushati
-Elidiana Bashi
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
-Edlira Bushati
Për Senatin Akademik, kandidojnë 28 persona, të ndarë sipas fakulteteve përkatëse të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.