Procesi i zgjedhjeve po shoqërohet me problematika në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Posterat e kandidatit Tonin Gjuraj, janë grisur në të gjitha fakultetet e këtij universiteti.
Ndërkohë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, studentët janë grumbullur të shumtë në numër në sallën ku duhet të votojnë, në vend që të prisnin jashtë saj në korridor.
Ka qenë vetë kandidati Tonin Gjuraj, ai që ka paraqitur problematikat, duke iu përgjigjur interesit të mediave të shumta, lokale e kombëtare, për të pasqyruar hap pas hapi zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Nëse vazhdohet me këto shkelje, të evidentuara që në nisje të procesit dhe që fatkeqësisht po vijojnë, integriteti dhe ndershmëria e zgjedhjeve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, është në dyshim serioz dhe institucionet duhet të ndërhyjnë me forcë.