Një pjesë e mirë e qyteteve të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike për gati 30 minutash.
Nga rrethet informohet se pa drita ishin Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda e Elbasani. Pa drita janë disa lagje në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije për një defekt në linjën 400 kv Tiranë 2 – Podgoricë që administrohet nga OST.
Rënie e linjave të transmetimit në Shqipëri dhe Malin e Zi
(Informacion paraprak nga Ministria e Infrastrukturës)
Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.