Sheshi përpara bashkisë Shkodër u “pushtua” nga makinat historike duke sjellur nostalgjinë e viteve ‘50. Nën tingujt e muzikës, festa e koleksionistëve pritet të zgjasë dy ditë me radhë në kryeqendrën e veriut nën moton “Andrra n’Retro” që këtë vit shënon edicionin e tij të dytë.
Organizimi me motive nostalgjie i shërben edhe promovimit të vendit, shprehen organizatorët. “Andrra n’Retro” do të pasurojë fundjavën në Shkodër me një program të larmishëm artistik.