Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të nxehta falë thyerjes së lehtë që pritet të ketë aktiviteti i Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat mesatare e në relievet malore hera-herës të dendura nga orët e mesditës si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: