Komisioni Institucional i Zgjedhjeve ka njoftuar mbledhjen e radhës për ditën e sotme, e martë, 25 qershor 2024, në orën 18:00. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi që kryetari i KIZ- it, Fatjon Nurja u ka dërguar në mail anëtarëve të komisionit.
Një ditë më parë, mbledhja e paralajmëruar u anulua për shkak të impenjimeve personale të kryetarit Nurja. Në njoftimin e sotëm, duke shpresuar që mbledhja të zhvillohet, thuhet:
Pritet me interes nëse KIZ-i i Shkodrës do të konludojë me vendimmarrje, i mbetur i fundit në radhën e universiteteve publike, të cilat tashmë kanë zyrtarizuar rektorët e drejtuesit e tjerë të rinj sipas niveleve.
Sipas tabelës së rezultateve të miratuar pa kontestime nga të gjithë anëtarët e KIZ-it, rektori i ri i zgjedhur është prof. dr. Tonin Gjuraj, i cili mundi në garë rektoren aktuale në detyrë prof. dr. Rajmonda Këçira.