Këshilltarja bashkiake, prezantuesja e njohur e ekranit dhe e skenës në Shkodër, moderatorja telezivize Alma Mehmetaj, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me bashkëshortin, Bepin.
Prej shumë vitesh Alma është një nga imazhet e rëndësishme të mediave lokale, veçanarëshit RTV Rozafa, për ka ideuar dhe drejtuar edhe mjaft emisione radiofonike në Radio Motiv.
Po ashtu, ajo ka prezantuar edhe mjaft evente të rëndësishme në mjedise të ndryshme publike, skena dhe sheshe të qytetit të Shkodrës. Ajo ka qenë mjaft aktive edhe në politikë, teksa sot është edhe këshilltare bashkiake në Bashkinë Shkodër.
ShkodraWeb i uron Almës dhe bashkëshortit Bepit, jetë të gjatë e të lumtur bashkëshortore dhe u trashëgofshi!