Anglia ka siguruar praninë në çerekfinalet e Euro 2024 pas një fitoreje dramatike me 2-1 përmbysje ndaj Sllovakisë, të vendosur vetëm pas kohëve shtesë të takimit.
Britanikët kanë qenë me shumë fat sot, pasi u goditën shpejt nga një gol i sllovakëve dhe kishin vështirësi të mëdha të krijonin lojë e aksione të rrezikshme para portës, duke rrezikuar disa herë të pësonin edhe golin e dytë.
Në fund, dëshpërimi i dha një dorë, pasi në minutat shtesë të ndeshjes, kur Sauthgejt po luante me 5 sulmues, Bellingam gjeti barazimin me roveshatë. Sfida shkoi në shtesa dhe aty, që në minutën e parë Kejn goditi përsëri, duke përmbysur gjithçka.
Anglezët më pas mbrojtën mirë rezultatin deri në fund, duke mos lejuar hapësira për të marrë një fitore shumë të rëndësishme e sidomos për të evituar një eliminim turpërues.