Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira deri mesatare. Prej orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasditets reshjet humbaisn territor duke u izoluar në relievet malore të territorit më pas pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen: