Në kuadër të reflektimeve pas rezultateve të Censusit dhe analizave të INSAT, diçka në lidhje me kontributin e turizmit dhe pikëpyetjet pse turizmi nuk arrin të ndikojë në rritjen e kërkesës për produkte bujqësore e ushqimore pa bërë analiza të thelluara e komplekse ekonomike:
Të paktën sipas të dhënave, mesatarisht janë 40,000 mijë banore në vit që lënë Shqipërinë për arsye emigrimi.
Rritja vjetore prej 20-30% e fluksit të turistëve me një total sipas raportimeve për vitin e fundit me një shtesë prej 10 milion netë fjetje (duke i marrë të mirëqëna të dhënat për 2,5 milion hyrje shtesë x 4 nete fjetje), duke qenë ekuivalente me qëndrimin e më pak se 30,000 banorë të përhershëm përgjatë vitit, siç duket vetëm kompenson uljen e konsumit për produktet ushqimore që vjen nga migrimi vjetor.
Milionat e turistëve në hyrje dhe netë fjetje duhet ti përkthejmë në mesatare qendrimi në njësinë e kohës dhe pastaj në mesatare konsumi vjetor për të kuptuar volumet, kërkesat për shërbime dhe konsum.
Ky është një tregues që na bën të analizojmë se shkaku i mosrritjes së konsumit total nuk lidhet me konsumin e munguar turistik por me efektet totale ekonomike ku migrimi duhet të vlerësohet me më thellësi. /Nga Luan DERVISHAJ, publikuar në Facebook/