Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për Kryebashkiakun e Malësise se Madhe, Tonin Marinaj. Burime pranë Kuvendit kanë siguruar shkresën që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë.
Kujtojmë se grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar dy ditë më parë një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.
Sipas PD- së, Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Vetë Marinaj është shprehur i hapur ndaj çdo institucioni, teksa ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i konsideruar shpifje.