Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit konstatuan një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pkk.
Në bazë të analizës së riskut, në dalje të RSh-së, u kalua për kontrolle në vijë të dytë, automjeti me të cilin lëviznin shtetasit polakë M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe. Policia gjeti në këtë automjet rreth 84 000 euro që 2 shtetasit synonin t’i nxirrnin nga vendi, pa i deklaruar.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.