“I buzëqeshim verës”, kështu u emërtua kampi veror i organizuar nga sherbimet sociale të Bashkisë Shkodër për fëmijët. Rreth 150 fëmijë, për dy javë u bënë pjesë e tij, duke u argëtuar me lojëra të shumta por mbi të gjitha duke krijuar shoqëri të reja dhe kujtime të veçanta që do ti shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Fëmijë dhe prindër shprehen të kënaqur për këtë kamp, ndërsa dëshirojnë që ai të jetë i përvitshëm.
Kampi veror i Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me organizatat partnere të saj, mund të konsiderohet një risi, teksa të ngjashëm, prej vitesh tashmë, organizojnë shoqata dhe institucione jo publike. Fëmijët janë një nga prioritetet e shpallura nga Bashkia Shkodër dhe organizimi i këtij kampi veror, shkon pikërisht në këtë drejtim.