Për Romeo Gurakuqin!
EMËN MADHIN e Shkodrës ,”Rrno për me tregue “- thotë At Zef Pllumi, jo me politizue. Valle të bukura “paditunije” po hidhen gjithkund në emër t’ arsimit në Shkodër .
Po! Gjimnazi “Jordan Misja” s’ ka pse kthehet në ekstazë narcizizmi për disa persona -“LITETE” këtu n’ Shkodër . Krejt qetësisht e me vetëdije të plotë, ândrra të kahershme e energji të pashtershme, gjimnazi vendosi yllin e tij ndër 31 YJET e ekselencës në Shqipëri .
“Jordan Misja” nuk është një IDEAL që “lind e perëndon” z.Romeo Gurakuqi, meqë është e dyta herë që të bjen ndër mend për arsimin n’ Shkodër sidomos kur në krye të institucionit jam unë .
Në këtë gjimnaz vlerësohet “liria” e sidomos “liria e mendimit”, kjo traditë na jep të drejtë me mbrojtë edhe vedin nga njerëz që vetëshpallen si shpëtimtar të së drejtës arsimore, siç është rasti i juaj.
LEXONI EDHE: NGA ROMEO GURAKUQI – Shkëlqimi dhe rënia e gjimnazit “Jordan Misja”, ndërhyrje urgjente për ta mbajtur në këmbë….
Z.Romeo Gurakuqi bashkëshortja juaj punon në nivelet më të larta të drejtorive arsimore në nivel kombëtar që kanë mundësi me e ndryshu arsimin. Ka ardhë koha që ato që shkruan për shkak të asaj që “mendon se je “mos të ti ligjërojnë në kafenetë e qytetit .
Sa i përket stafit të gjimnazit “Jordan Misja” e them me krenari që është stafi pedagogjik me nivelet më të larta të profesionalizmit që kam pasur fatin të punoj e ndihem jashtëzakonisht me fat që po e dëshmoj.
Më vjen keq për ju që keni nevojë për praninë time në arsim me ju kujtu nevojat arsimore…
Unë nuk e kam fatin e “familjares tuaj” me pasë postet më të rëndësishme në strukturat arsimore në nivel kombëtar sepse nuk jam mësuar t’i shërbej askujt që është “në pozitë”, qoftë edhe me dy rreshta si këto që shkruani ju. Se këtë gjë lë të kuptojë fakti që kujtoheni për gjimnazin “Jordan Misjen” pikërisht tani. Me kaq shumë vonesë.
Faleminderit EMEN MADH që vendose yllin tënd që Jordan Misja të mos harrohet… /Nga Bledianë NIKA OSJA, drejtore e gjimnazit “Jordan Misja”/