Një yll i padiskutueshëm i humorit shkodran e shqiptar, një artiste që duket se ka bërë divorc të përjetshëm me plakjen, mjeshtrja e madhe Zyliha Miloti, është personazhi i radhës i podcastit të Bashkisë Shkodër “Gjurmë zërash”, moderuar nga gazetari Adrian Hoti.
Zyli, siç e thërrasin tashmë të gjithë në shenjë dashurie e përkëdhelie, rrëfen jetën dhe karrierën e saj, duke shpërfaqur edhe një kujtesë të lavdërueshme, me sjelljen pas në kohë të emrave të mëdhenj të artit shqiptar.