Shkruan në Facebook Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Armando dhe familja e tij prej 17 vitesh tregtojnë troftën e Kelmendit furnizojnë restorante, familje, pika të ndryshme turistike dhe turistë e kalimtarë të rastit. Armando gjithashtu realizon prodhimin e vezëve nga trofta e madhe dhe merret me prodhimin dhe rritjen e rasatave.
Trofta e Kelmendit është një pasuri e veçantë për Shqipërinë, duke ofruar jo vetëm një produkt të freskët dhe të shijshëm, por edhe duke promovuar traditën dhe cilësinë e zonës së Kelmendit.