Vllaznia luan të enjten në darkë ndeshjen e parë për Ligën e Konferencës, ku në Islandë do të ketë përballë ekipin e Valur. Është një ekip i panjohur për kuqeblutë, teksa ndeshja do të luhet në temperatura shumë më të ulëta se ato në Shkodër, në 10- 11 gradë celcius.
Kuqeblutë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa ka dalë para mediave Bekim Balaj, duke patur në krah trajnerin gjerman Brdariç.
Kapiteni Balaj ka folur për optimizëm, përgatitje në të gjitha aspektet, duke folur edhe për një rezultat pozitiv të Vllaznisë në ndeshjen e parë, ndërsa me 18 korrik në “Loro Boriçi” do të zhvillohet ndeshja e kthimit.